• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë të vdekur gjatë të shtënave në një ndeshje futbolli në Xhamajka

Pesë të vdekur gjatë të shtënave në një ndeshje futbolli në Xhamajka

Kingston, 22 tetor 2024 (MIA) – Të paktën pesë persona humbën jetën gjatë të shtënave që ndodhën gjatë një ndeshje futbolli në Kingston, kryeqytetin e Xhamajkës. 

Mediat lokale njoftojnë sot se të shtënat ishin shkaktuar gjatë një ndeshje miqësore në vendin Plezent Hajts në pjesën lindore të Kingstonit. 

Mediat njoftojnë edhe se lagjja në të cilën luhej ndeshja në të kaluarën ka pasur probleme të mëdha me bandat kriminale. 

Rrethanat të cilat e kanë shkaktuar incidentin, mbeten të paqarta, por një pjesë e mediave theksojnë se viktimat ishin në tribuna kur sulmuesit e armatosur iu ishin afruar dhe kishin filluar të gjuanin. 

Në sulmin me armë zjarri, supozohet se ishin lënduar edhe disa persona. 

Policia nuk bën të ditur më shumë hollësi për incidentin, ndërsa pas të shtënave është shpallur orë policore 48-orëshe. fc/

Fotografia: Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR