• e premte, 05 dhjetor 2025

Mbahet një raund i ri bisedimesh për masat e ndërtimit të besimit midis Greqisë dhe Turqisë

Mbahet një raund i ri bisedimesh për masat e ndërtimit të besimit midis Greqisë dhe Turqisë

 Athinë, 24 tetor 2025 (MIA) - Gjatë takimit, të dyja palët bënë një shqyrtim të detajuar të masave të ndërtimit të besimit të dakorduara paraprakisht për vitin 2025 dhe biseduan për kornizën për zbatimin e tyre në vitin 2026, njoftuan nga Ministria greke e Mbrojtjes Kombëtare për raundin e ri të bisedimeve për masat e ndërtimit të besimit midis Greqisë dhe Turqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Takimi i dy delegacioneve u zhvillua në Izmir, nën organizim të Ministrisë turke të Mbrojtjes, ndërsa bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë pozitive, ndërsa raundi tjetër do të jetë në Greqi. 

 

Delegacionin grek e kryeson ambasadori Teoharis Lalakos, delegacionin turk zëvendësministri i Punëve të Jashtme Mehmet Kemal Bozaj, ndërsa delegacionet përbëhen nga ambasadorë, oficerë të lartë ushtarakë dhe funskionarë të tjerë nga Greqia dhe Turqia.

 Takimi paraprak  për masat për ndërtimin e besimit u mbajt në fund të prillit të këtij viti në Selanik.

Foto: Ministria e Mbrojtjes Kombëtar të Greqisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR