• e shtunë, 23 nëntor 2024

Matip dhe Alkantara në fund të sezonit do të largohen nga Liverpuli

Matip dhe Alkantara në fund të sezonit do të largohen nga Liverpuli

Liverpul, 17 maj 2024 (MIA) - Zhoel Matip dhe Tiago Alkantara do të largohen nga Liverpuli në fund të sezonit aktual, zyrtarisht njoftuan nga klubi nga "Enfild".

Marrëveshja e mbrojtësit qendror 32-vjeçar skadon këtë verë dhe klubi nuk do t'i ofrojë kontratë të re. Matipi në dhjetor e lëndoi rëndë gjurin, për çka e humbi pjesën tjetër të sezonit. Kjo nënkupton se ndeshja e tij e fundit me ekipin ishte fitorja me rezultatin 4:3 ndaj Fullamit. Për tetë sezone në klub, ai luajti 201 ndeshje, shënoi 11 gola dhe fitoi shtatë trofe, duke përfshirë edhe ato në Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligë.

Дефанзивецот на Ливерпул, Жоел Матип би можел да ја продолжи кариерата во Италија, пренесува денеска весникот Кориере дело Спорт.

"Kalova tetë vite të shkëlqyera në Liverpul. Më ishte lejuar të jem pjesë e historisë emocionuese me menaxher dhe ekip të mrekullueshëm, në klub të jashtëzakonshëm. Fituam trofe të mëdha dhe i kemi tifozët më të mirë në botë. Jam i përmbushur me mirënjohje për kohën e shkëlqyer, të cilën mund ta përjetoj me këta njerëz të veçantë, të cilët e mbështesin klubin dhe tifozët të cilët e duan Liverpulin. Unë dhe bashkëshortja ime jemi ndjerë të mirëseardhur dhe të mbështetur nga dita e parë dhe bashkë me fëmijët kaluam më së miri me ju. Gjithmonë do të ruajmë kujtime të veçanta", deklaroi Matip për ueb-faqen.

Tiago Alkantara, kaloi katër sezone në Liverpul. Ai erdhi në shtator 2020 nga Bajern i Mynihut, por pasi e mundonin lëndimet e vazhdueshme, veçanërisht në dy sezonet e fundit, luajti vetëm 98 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola. Spanjolli e fitoi kupën FA dhe Komjuniti Shild me "të kuqtë". Kontrata e tij, gjithashtu, skadon dhe nuk do të rinovohet. fc/

Fotografia: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR