• e hënë, 15 korrik 2024

Mandatari pret debat konstruktiv për zgjedhjen e Qeverisë së re, koalicioni është i bashkuar rreth katër shtyllave

Mandatari pret debat konstruktiv për zgjedhjen e Qeverisë së re, koalicioni është i bashkuar rreth katër shtyllave

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristian Mickoski sot deklaroi se në seancën kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re pret debat konstruktiv dhe se duhet të përfundojë për dy ditë gjegjësisht deri të dielën në mesnatë. Koalicioni qeveritar i përbërë nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe ZNAM, siç tha, bashkohet rreth katër shtyllave edhe atë lufta kundër korrupsionit dhe krimit, përmirësimi i standardit të qytetarëve, përshpejtimi i procesit të integrimeve evropiane dhe zhvillimi i barabartë.

"Ekzistojnë katër shtylla rreth të cilave bashkohet koalicioni qeveritar. E para është më e rëndësishme - lufta kundër krimit dhe korrupsionit, e dyta përmirësimi i standardit të qytetarëve gjegjësisht situata ekonomike në tërësi, e treta përshpejtimi i procesit të integrimeve evropiane të Maqedonisë si shtet dhe e katërta kuptohet se është zhvillimi i barabartë, përshpejtimi i procesitët të decentralizimit etj", tha Mickoski.

Mandatari tha se plani është që koalicioni qeveritar t'i përmbahet këtyre katër shtyllave. "Ndryshe nga katër vitet e fundit, planifikojmë të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm. Kemi ambicie të jemi qeveria më e suksesshme në këto tri dekada të shtetit të pavarur maqedonas dhe duhet të shohim se si do të funksionojë e gjitha nga e hëna. Jam i bindur se do të funksionojë me sukses, se po vijnë ditë të mira për qytetarët maqedonas, për maqedonasit, për shqiptarët, për romët dhe për turqit, për vllehët, për boshnjakët... Nuk do t'i ndajmë qytetarët në të tillë dhe të atillë, të përcaktuar politikisht apo të papërcaktuar, sipas fesë, sipas përkatësisë kombëtare, politike... Siç thashë, qytetari është qendra jonë, boshti rreth të cilit do të konvertohemi të gjithë dhe gjithçka është në interes të qytetarëve", tha Mickoski.

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Përbërja e qeverisë së ardhshme tashmë dihet, ndërsa në publik tashmë përmenden emra edhe të zëvendësministrave. I pyetur për atë se cilat janë zgjidhjet kadrovike të VMRO-DPMNE-së për këto çështje, Mickosi tha se "Si koalicion 'Maqedonia e juaj' i kryesuar nga VMRO-DPMNE, mendoj se 11 ose 12 do të jenë. Praktikë e zakonshme është në disa javë pas votimit të kabinetit me ministra të vijë në radhë edhe zëvendësministra. Shumë shpejt do të dorëzohet edhe lista me zëvendësministra të cilët do të vijnë nga radhët e koalicionit", tha mandatari.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re e caktoi të shtunën në orën 11, ndërsa ajo duhet të përfundojë deri të dielën në mesnatë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR