• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Makron në Kajro u takua me homologun e tij egjiptian, Al Sisi

Makron në Kajro u takua me homologun e tij egjiptian, Al Sisi

Kajro, 7 prill 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot në Kajro filloi një seri takimesh, me qëllim për të mbështetur planin arab për Gazën dhe për të bërë thirrje për heqjen e embargos për ndihmën ndaj enklavës palestineze, transmetuan agjencitë.

Presidenti francez, i cili mbështet armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, u takua me homologun e tij egjiptian, Abdel Fatah al Sisi.

Ata mbrëmë kanë shëtitur dhe darkuar në çarshinë e famshme "Han el Halili" në kryeqytetin egjiptian, që presidenca franceze e ka përshëndetur si një shenjë të jashtëzakonshme miqësie nga lideri egjiptian.

Pritet që mbreti jordanez, Abdullahu i Dytë më vonë t'u bashkohet atyre në takimin e nivelit të lartë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR