• e diel, 22 dhjetor 2024

Makron i bëri thirrje BE-së që në afat të gjatë ta përkrah Ukrainën

Makron i bëri thirrje BE-së që në afat të gjatë ta përkrah Ukrainën

Stokholm, 30 janar 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron gjatë vizitës së tij në Stokholm u bëri thirrje evropianëve që në afat të gjatë ta përkrahin Ukrainën dhe ta plotësojnë çdo ulje të mundur të ndihmës amerikane për vendin, kundër të cilit Rusia e ka filluar pushtimin në shkurt të vitit 2022.

"Duhet të organizohemi në atë mënyrë që nëse SHBA-ja bën zgjedhje sovrane që ta ndërpresin ndihmën ose ta zvogëlojnë, kjo të mos ketë ndikim në terren (në Ukrainë)", tha Makron në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez, Ulf Kristerson.

Makron vlerësoi se është lehtë "të akuzohet" Bashkimi Evropian për të gjitha vështirësitë të bujqve francezë, të cilët dënojnë obligime të caktuara të Politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.

Presidenti francez shtoi se i kundërshtohet negociatave për marrëveshjen tregtare mes BE-së dhe vendeve nga Merkosur nga Amerika Latine për shkak të rregullave, të cilat nuk janë në pajtim me ato evropiane dhe bëri thirrje për "masa të qarta" për import të mishit të pulës dhe drithërave nga Ukraina. bsh

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR