• e mërkurë, 15 janar 2025

Maduro e bllokoi rrjetin social X

Maduro e bllokoi rrjetin social X

Karakas, 9 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, publikoi se rrjeti social X është “pezulluar” për dhjetë ditë.

Agjencia përgjegjëse për telekomunikacionet "vendosi të pezullojë qasjen në rrjetin social X për një periudhë prej 10 ditësh", tha Maduro, duke theksuar se kjo është me sugjerimin e tij.

“Askush nuk do të më heshtë, unë do t’i rezistoj spiunazhit të perandorisë teknologjike”. Elon Musk është pronar i X dhe ka thyer të gjitha rregullat e rrjetit social duke nxitur urrejtje dhe fashizëm”, vazhdoi Maduro, i cili e akuzon rregullisht miliarderin amerikan për komplot kundër tij.

Presidenti njoftoi të hënën se do të largohej nga WhatsApp, duke kritikuar rrjetin social, të cilin ai e akuzoi për përpjekje për një "sulm kriminal kiber-fashist" pas zgjedhjes së tij të diskutueshme.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor të premten, më 2 gusht, ratifikoi fitoren e Maduros me 52 për qind të votave, por nuk bëri publike numërimin e votave dhe të dhënat e qendrës së votimit, duke pretenduar se ishte viktimë e hakerave.

Sipas opozitës, e cila i publikoi të dhënat e marra nga kategoritë e saj - vlefshmërinë e të cilave Maduro e kundërshton - Edmundo Gonzales Urutija, i cili e zëvendësoi lideren e ndaluar të opozitës Marija Korina Maçado, fitoi në votimet me 67 për qind të votave.

Opozita, si dhe shumë vëzhgues, besojnë se akuzat për hakerime kanë për qëllim shmangien e publikimit të raporteve nga qendrat e votimit. Ata gjithashtu kanë paralajmëruar për një largim të mundshëm masiv të venezuelianëve nëse Maduro mbetet në pushtet.

Maduro dhe autoritetet vazhdimisht e akuzojnë Maskun se është i përfshirë në një sulm kibernetik.

Trazirat që pasuan pas publikimit të fitores së presidentit aktual kanë marrë 24 jetë që nga 28 korriku, sipas një raporti të përditësuar të publikuar të martën nga grupet e të drejtave të njeriut, përfshirë degën amerikane të Hjuman rajts voç. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR