• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më shumë se 40 persona të arrestuar në një operacion kundër "Shtetit islamik" në Turqi

Më shumë se 40 persona të arrestuar në një operacion kundër

Ankara, 1 maj 2024 (MIA) - Më shumë se 40 persona janë arrestuar në Turqi gjatë operacionit kundër "Shteti Islamik", njoftoi televizioni shtetëror turk TRT Haber, duke iu referuar deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Ali Jarlikaja.

Aksionet janë zbatuar në territorin e 12 (nga gjithsej 81 qarqe) në vend, mes të cilave Stambolli, Eskishehiri, Karakale, Nevshehur dhe Manisa. Ato janë kryer nga ana e shërbimeve policore të rretheve nën koordinim të forcave të inteligjencës dhe antiterroriste të Drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Si rezultat i operacioneve janë arrestuar gjithsej 41 të dyshuar, 10 prej të cilëve në Stamboll. Janë sekuestruar pistoleta në pronësi ilegale, shumë materiale digjitale dhe sasi më e madhe e valutave dhe lirave turke. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR