Më së shumti shi në Berovë dhe Vinicë, reshjet vazhdojnë edhe sot
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Berovë, 12 litra për metër katror, në Vinicë 11, në Manastir, Strumicë dhe Kavdaraci nëntë, ndërsa në Shkup shtatë litra, kumtoi DPHM-ja.

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Berovë, 12 litra për metër katror, në Vinicë 11, në Manastir, Strumicë dhe Kavdaraci nëntë, ndërsa në Shkup shtatë litra, kumtoi DPHM-ja.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme (mbi 15 l/m2 në një kohë të shkurtër) dhe me erë të fortë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me më shumë reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë. ls/
Foto: MIA