• e martë, 16 korrik 2024

Më pak orë pagesë për parkimin në zona në Tetovë

Më pak orë pagesë për parkimin në zona në Tetovë

Tetovë, 15 korrik 2024 (MIA) - Nga sot, në vend se nga ora 7 deri në orën 23, parkimi në zona në Tetovë në 30 ditët e ardhshme do të paguhet vetëm deri në orën 21, ka vendosur komuna dhe ndërrmarrja publike "Gradski parking". Ulja e kohës për pagesë është në shenjë respekti për mërgimtarët, thuhet në elaborimin e komunës.

"Të gjithë qytetarët tashmë mund të shfrytëzojnë parkingun falas pas orës 21. Ky vendim do të fillojë nga data 15 e këtij muaji deri më 15 gusht. Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë me pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti dhe nderi kemi vendosur që të shkurtojmë me dy orë kohën e parkimit në zonë, pra të kemi edhe dy orë parkim falas. Gjithashtu, oborret e shkollave në Tetovë tashmë janë të lira. Duke u nisur nga ky fakt, do të ishte mirë që shoferët t'i parkojnë veturat e tyre në këto vende të përshtatshme parkimi për të shmangur kaosin në komunikacion", thuhet në publikimin e Komunës së Tetovës.

Nuk lejohet parkimi në "Ilindenska" nga udhëkryqi me rrugën "JNA" tek gjykata deri në udhëkryqin me bulevardin "Vidoe Smilevski-Bato", ndërsa në bulevardin "Blagoja Toska" nga udhëkryqi me rrugën "Boris Kidriç" deri në udhëkryqin me "Vëllezërit Miladinovi" në shkollën e tekstilit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR