Më ftohtë sot në mëngjes në Berovë, në Kodër të Diellit 19 centimetra borë, ndërsa më ngrohtë në Krushevë
- – Mëngjesin e sotëm në Berovë është më ftohtë me temperaturë të matur – 5 gradë Celsius, në Krushevë është më ngrohtë me 6 gradë. Në Kodër të Diellit shtresa e borës është 19 centimetra.
- Post By Fitore Curri
- 09:11, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) – Mëngjesin e sotëm në Berovë është më ftohtë me temperaturë të matur – 5 gradë Celsius, në Krushevë është më ngrohtë me 6 gradë. Në Kodër të Diellit shtresa e borës është 19 centimetra.
Në Manastir janë matur -4 gradë, Strumicë -3, Shkup-Petrovec, Veles, Demir Kapi dhe Hanet e Mavrovës -2, në Tetovë, Prilep, Shtip dhe Gjevgjeli -1 gradë, 0 gradë në Ohër, Kumanovë, Kavadar, 1 Shkup – Zajçev Rid, Pretor dhe Kriva Pallankë, 3 Kodër të Diellit dhe 4 gradë në Vinicë.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej 18 deri 23 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 23 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s