• e martë, 09 korrik 2024

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Manastir

Më ftohtë në Kodër të Diellit, më së shumti shi në Manastir

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Në Kodër të Diellit sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej -9 gradë. Vijojnë Hanet e Mavrovës me -6 gradë, -5 Krusheva, -4 Kriva Pallanka, Berova, -2 Pretori, Manastiri, -1 Shkup -Petrovec, Vinicë, Ohër, Prilep, Tetovë, 0 Strumicë, Shtip, 1 Demir Kapi, Kavadar, 2 Shkup - Zajçev Rid, 3 Veles dhe Dojran dhe 5 gradë në Gjevgjeli.

Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 7 më së shumti shi ka rënë në Manastir -5 l/m2, pastaj 3 l/m2 në Berovë, Krushevë dhe Ohër, 2 Pretor dhe 1 l/m2 në Kodër të Diellit, Kavadar, Pozhar, Prilep, Topollçan, Tetovë, Pozharan dhe në Hanet e Mavrovës. 

Sot në mëngjes moti është i ftohtë, gjatë ditës do të jetë me diell me paraqitje të vranësirave të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e përkohshme e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 18 gradë. 

Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR