• e shtunë, 09 nëntor 2024

Më ftohtë në Berovë, në Ohër më ngrohtë

Më ftohtë në Berovë, në Ohër më ngrohtë

 Shkup, 3 janar 2024 (MIA) -  Më  ftohtë sot në mëngjes është në Berovë me -4 gradë Celsius, më  ngrohtë në Ohër 6 gradë.

Siç bënë të ditur nga DPHM, -1 gradë në mëngjesin e sotëm  deri në orën 07:30 janë matur në Shkup-Petrovec dhe Strumicë, zero në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Kodër të Diellit, 1 gradë në Shtip, Kumanovë, Veles, Kavadar. dhe Llazaropole, 3 Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Krushevë, Dojran dhe Hanet e Mavrovës, 4 gradë në Prilep, Vinicë dhe Dibër. 

Reshjet në 24 orët e fundit deri në orën 7 (në l/m2). Katër në Kodër të Diellit, 3 në Dibër, 2 në Kriva Pallankë, Vinicë, Llazaropole, 1 në Tetovë, Hanet e Mavrovës, Shtip, Strumicë dhe Krushevë.  

Në orën 7 lartësia e shtresës së borës është 5 centimetra në Hanet e Mavrovës.

Në gjysmën e parë të natës, sipas kumtesës nga DPHM-ja, moti i kthjellët me vranësira të ulëta deri në mesatare, në gjysmën e dytë vranësirat gradualisht janë shtuar dhe në disa lugina është formuar mjegull, veçanërisht përgjatë Vardarit. 

 Mëngjesi i sotëm me vranësira të ndryshueshme, përgjatë luginave me paraqitje të mjegullës (Shkup, Kumanovë, Demir Kapi, Strumicë) me dukshmëri të reduktuar horizontale deri në 50 metra. Fryn e dobët, ndërsa në vendet më të larta erë mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.

 Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta të shiut. Paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 8 deri në 14 gradë.

 Në Shkup me vranësira të ndryshueshme dhe mjegull. Rreth mesditës do të ketë kushte të dobëta të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë në 9 gradë

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR