• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski dhe Mexhiti në takim me drejtorin e BEI-t Bjorn: Qeveria angazhohet për forcimin e komunave në mbarë vendin

Mickoski dhe Mexhiti në takim me drejtorin e BEI-t Bjorn: Qeveria angazhohet për forcimin e komunave në mbarë vendin

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, drejtori i Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mbajtën takim informativ me 58 kryetarë të komunave të cilët u informuan për marrëveshjen financiare në vlerë 50 milionë euro. Mjetet janë siguruar përmes Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe ndahen nga Qeveria përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç informon Pres shërbimi qeveritar, ky takim është në drejtim të forcimit dhe përmirësimit të efikasitetit dhe koordinimit në shfrytëzimin e mjeteve të dedikuara për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave. Mjetet sigurohen nga Banka Evropiane për Investime dhe do të ndahen përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si mjete të pakthyeshme për komunat.

“Sot dërguam një porosi të fortë dhe të qartë se Qeveria jonë është e përkushtuar për forcimin e komunave në mbarë vendin”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR