• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më ftohtë në Berovë, Llazaropole dhe Kodër të Diellit

Më ftohtë në Berovë, Llazaropole dhe Kodër të Diellit

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Në Berovë, Llazaropole dhe Kodër të Diellit sot në mëngjes më ftohtë është, -3 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli pesë gradë.

Siç kumtoi DPHM, deri në orën 7:30 -2 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës, 0 në Kirva Pallankë, 1 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë, dy në Pretor, Vinicë dhe Kumanovë, tre në Shkup-"Zajçev Rid", Ohër, Manastir, Prilep, Veles dhe Kavadar.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informon në 24 orët e fundit më së shumti reshje të shiut, 1 litër në metër katror ka rënë në Manastir.

Moti gjatë natës dhe sot në mëngjes ishte i ndryshueshëm me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe kryesisht i qetsë. Temperatura maksimale do të arrijë 17 gradë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR