• e hënë, 17 qershor 2024

Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Llazaropole

Më  ftohtë mëngjesin e sotëm në Llazaropole

 Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Llazaropole prej 3 gradë Celsius. Vijojnë Berova dhe Kodra e Diellit me 5 gradë, 6 në Pretor, 7 në Kriva Pallankë dhe Ohër, 8 në Tetovë, Hanet e Mavrovës, Manastir, Demir Kapi, 9 në Shkup-Petrovec, Prilep, Gjevgjeli, Veles, 10 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Kumanovë, Krushevë, Dojran, Kavadar dhe 11 gradë në Vinicë.

 Moti sot është me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri në 27 gradë.

 Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 27 gradë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR