• e diel, 18 maj 2025

Lutkov: "Java e kulturës maqedonase" në Tiranë është dëshmi për dialogun e gjallë mes dy vendeve, urë që na ndërlidh

Lutkov:

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Manifestimi "Java e kulturës maqedonase" është më shumë se ngjarje. Kjo është dëshmi për dialogun e gjallë mes dy vendeve fqinje, urë që na ndërlidh dhe na ofron. Përmes kulurës si zëri më i fuqishëm i një kombi - zë që nuk njeh kufij, përmes ekspozitave, muzikës, teatrit, përmes shijes së verës maqedonase, e hapim shpirtin tonë para publikut shqipar, porositi ministri i Kulturës, Zoran Lutkov.

"Java e Kulturës maqedonase" u hap mbrëmë dhe do të zgjasë deri më 30 prill në Tiranë. Qëllimi është të promovohet kultura, turizmi dhe ekonomia maqedonase. Lutkov, i cili mori pjesë në hapjen e eventit, tha se kur flasim për kulturën, nuk flasim vetëm për traditën, artin apo trashëgiminë kulturore, por flasim për identitetin, vlerat dhe vizionin.

Eventi organizohet nga Qendra Informative-Kulturore e Maqedonisë maqedonase dhe Ambasadës në Tiranë, dhe do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Lutkov shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Shqiprisë në procesin e kthimit të 20-të ikonave me vlerë - pjesë e trasjëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Maqedonisë.

Ai theksoi se një Ballkan vërtet stabil dhe prosperues mund të ndërtohet vetëm nëse popujt njihen përmes kulturës, nëse kuptohen përmes traditës dhe nëse afrohen përmes vlerave të përbashkëta. mb/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR