• e hënë, 01 korrik 2024

Lituania, Letonia dhe Polonia: Bjellorusia është kërcënim për NATO-n

Lituania, Letonia dhe Polonia: Bjellorusia është kërcënim për NATO-n

Vilnus, 7 korrik 2023 (MIA) - Presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Letonisë kanë shkruar letër deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe liderët e Aleancës, duke paralajmëruar në kërcënimin nga aktivitetet agresive të Rusisë dhe zhvillimit të situatës në Bjellorusi.

Bashkëpunimi mes Rusisë dhe Bjellorusisë e ka përkeqësuar sigurinë e rajonit dhe tërë rajonit euroatlantik, thuhet në letrën e përbashkët të Gitanas Nauseda, Andzhej Duda dhe Egils Levits.

Ata thonë se me atë që Rusia e shfrytëzon territorin bjellorus në luftën kundër Ukrainës dhe stacionimit të armës taktike bërthamore ruse në territorin e Bjellorusisë, do të thotë "hap eskalues dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e Aleancës". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR