• e hënë, 06 maj 2024

Lirohet dizeli, çmimet e benzinës nuk ndryshojnë

Lirohet dizeli, çmimet e benzinës nuk ndryshojnë

Shkup, 15 prill 2024 (MIA) - Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nga mesnata do të ulet për 0,50 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk do të ndryshojnë, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i EURODIESEL BS (D-E V) do të jetë 77,50 denarë për litër.

Për 0,50 denarë shtrenjtohet vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) dhe një litër do të kushtojë 77,50 denarë.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0,871 denarë dhe kilogrami do të shitet për 44,302 denarë. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR