• e hënë, 23 dhjetor 2024

ASHMAA: Nga mesnata heshtje zgjedhore, ndërpritet prezantimi mediatik i pjesëmarrësve në fushatën e zgjedhjeve

ASHMAA: Nga mesnata heshtje zgjedhore, ndërpritet prezantimi mediatik i pjesëmarrësve në fushatën e zgjedhjeve

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Prej sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, e cila do të zgjasë deri në orën 19 më 8 maj. Gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik të pjesëmarrësve në fushatën e zgjedhjeve, informojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. 

"Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet emetimi i çdo lloj informacioni, fotografi, materiale audio dhe audiovizuele lidhur me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrës në zgjedhje, çdo lloj forme e raportimit mediatik të cilat janë të hapura ose të fshehura në funksion të ndonjë fushate dhe mund të ndikojnë ndaj vendimeve të votuesve, të dhëna me të cilat zbulohet identiteti i subjekteve politike dhe/ose individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi në ditën e votimit; si dhe deklarata nga kandidatë në procesin e zgjedhjeve, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit", sqarohet në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR