• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm për zgjedhjet presidenciale, 11.225 për zgjedhjet parlamentare

Nesër votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm për zgjedhjet presidenciale, 11.225 për zgjedhjet parlamentare

Shkup/Shtip, 6 maj 2024 (MIA) - Për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare është rritur numri i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm të cilët nesër do t'i vizitojnë anëtarët e këshillave zgjedhor për të votuar në kushte shtëpiake.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për MIA-n deklaruan se nesër për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri është më i madh për 102 votues ose do të votojnë 11.225 të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ)-Shtip, Viktor Vaçev thotë se në Shtip numri i dyfishtë i zgjedhjeve është rritur për 50 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, që do të thotë se nesër në kushte shtëpiake do të votojnë 208 persona.

Ai ka thënë se më 8 maj në qendrat e votimit do të ketë dy kuti, njëra për zgjedhjen e presidentit të ri dhe e dyta për zgjedhjen e deputetëve. Votuesit do të kenë të drejtë të hyjnë vetëm një herë në qendrën e votimit.

"Anëtarët e këshillit zgjedhor janë të detyruar të pyesin çdo votues nëse dëshiron të votojë për zgjedhjet parlamentare ose presidenciale ose dëshiron të votojë për të dyja llojet e zgjedhjeve dhe t'i tregojnë se ka të drejtë të votojë vetëm një herë", sqaron Vaçev.

MPB më parë njoftoi se më 8 maj, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 1.815.350 votues. Diferenca në vota është 1033, veçmas për shkak të moshës të qytetarëve në certifikatat e posaçme të Listës zgjedhore për persona që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore ose zyrat konsullore janë regjistruar 2.569 votues, ndërsa në burgje ose në paraburgim 2147 votues.

Gjithashtu janë regjistruar 534 votues të përkujdesur në institucionet për përkujdesje jashtë familjes, ndërsa në Listën zgjedhore janë regjistruar edhe dy nga personat e zhvendosur brenda.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR