• e diel, 25 gusht 2024

Lidl bleu nga Tregu i Shkupit objektin e ish Brikolazhit

Lidl bleu nga Tregu i Shkupit objektin e ish Brikolazhit

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Lidl Maqedoni e Veriut SHPKNJP Shkup ka blerë pronë në Tregun e Shkupit SHA Shkup në Komunën e Gazi Babës te lokacioni i ish Brikolazhit për 9.564.485 euro. 

Për marrëveshjen informoi Tregu i Shkupit konform me Kapitullin 6 të Rregullave për kuotë në bursë.

Si lëndë e marrëveshjes së madhe është shitja e pasurive të patundshme të regjistruara në KP 1306/1 dhe KP 1306/2 KO Gazi Babë dhe të regjistruara në aktin e pronësisë 8882 KO Gazi Babë dhe aktin e pronësisë 1077 KO Gazi Babë. Vlera e marrëveshjes është në shumën absolute prej 9.564.485 euro pa përfshirjen e TVSH-së (ose 588.911.166 denarë pa përfshirjen e TVSH-së), ndërsa sasia relative prej 19,30 për qind në raport me vlerën e pasurisë së shoqërisë, pra 25.04 për qind të vlerës së kapitalit dhe rezervave të shoqërisë, të përcaktuara në bazë të pasqyrave të fundit financiare të shoqërisë.

 

"Çmimi korrespondon me vlerën e tregut të këtij lloji të marrëveshjes", theksojnë nga Tregu i Shkupit në publikimin. 

Bordi mbikëqyrës i Tregut të Shkupit ka marrë vendim për marrëveshjen e madhe më 18 prill të këtij viti.

Në lokacionin që është dhënë kohët e fundit po zhvillohen aktivitetet përgatitore të ndërtimit. 

Lidl ka filluar me investimin në vend që nga 24 janari i këtij viti me ndërtimin e një qendre logjistike-shpërndarëse në zonën industriale të Reçicës. Investimi i paralajmëruar për qendrën e logjistikës është 80 milion euro dhe duhet të hap më shumë se 150 vende pune. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR