Të shtëna në liqenin e Smillkovës
- Në SPB Shkup sot në orën 13:25, një qytetar ka denoncuar se derisa ka qenë duke peshkuar në liqenin e Smillkovës, ka parë tre persona duke dalë nga një makinë e tipit "pezho 106" dhe njëri prej tyre me armë zjarri ka qëlluar disa herë në ajër.
- Post By Fami Bajrami
- 17:31, 24 tetor, 2024

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Në SPB Shkup sot në orën 13:25, një qytetar ka denoncuar se derisa ka qenë duke peshkuar në liqenin e Smillkovës, ka parë tre persona duke dalë nga një makinë e tipit "pezho 106" dhe njëri prej tyre me armë zjarri ka qëlluar disa herë në ajër.
Më pas, siç informojnë nga MPB, personat në fjalë kanë lëshuar vendin e ngjarjes.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Foto: arkivi i MIA-s