• e martë, 25 mars 2025

Lideri politik i Hamasit është vrarë në Gaza në një sulm ajror izraelit

Lideri politik i Hamasit është vrarë në Gaza në një sulm ajror izraelit

Gaza, 23 mars 2025 (MIA) - Në një sulm izraelit në Rripin e Gazës gjatë natës së kaluar është vrarë një udhëheqës i lartë politik i Hamasit, njoftoi sot grupi militant palestinez.

Përveç kësaj, 19 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet në Rripin e Gazës. Hamasi njoftoi se Salah al-Bardavil, anëtar i byrosë së tij politike dhe parlamentit palestinez, u vra në një sulm pranë qytetit Kan Junis, në të cilin u vra edhe gruaja e tij. Bardavil ishte anëtar i shquar i krahut politik të Hamasit, i cili kishte dhënë intervista për mediat për vite me radhë.

Izraeli theu armëpushimin me Hamasin javën e kaluar kur nisi një valë të papritur sulmesh ajrore që vranë qindra palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR