Hegset mohon se planet për të sulmuar Huthët janë dërguar tek një gazetar
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset i hodhi poshtë akuzat se dërgon mesazhe që përmban plane ushtarake konfidenciale për një bisedë grupore në të cilën përfshihen Xheferi Goldberg, kryeredaktor i Atlantik.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:05, 25 mars, 2025

Uashington, 25 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset i hodhi poshtë akuzat se dërgon mesazhe që përmban plane ushtarake konfidenciale për një bisedë grupore në të cilën përfshihen Xheferi Goldberg, kryeredaktor i Atlantik.
Mohimet vijnë pasi Goldberg publikoi një artikull duke pretenduar se ai ishte shtuar pa dashje në një bisedë grupore në aplikacionin "Signal", ku zyrtarët e administratës Tramp diskutuan planet për sulme ushtarake kundër Huthëve në Jemen.
Njusvik sot shkruan se kjo shkelje e dukshme e sigurisë ka ngjallur shqetësim dhe shqyrtim intensiv dypartiak në Uashington, me deputetët nga të dyja palët që bëjnë thirrje për një hetim të menjëhershëm.
Incidenti, sipas Njusvik, ngre pyetje serioze në lidhje me sigurinë operacionale në nivelet më të larta të aparatit të sigurisë kombëtare, duke rrezikuar potencialisht operacionet e ndjeshme ushtarake.
Gjegjësisht, sipas një raporti të Atlantik (The Atlantic), Goldbergut iu shtua një bisede në grup në aplikacionin "Signal", të quajtur “Houthi PC Small Group” që përfshinte zyrtarë të lartë si Këshilltari për Siguri kombëtare Majk Uolc, sekretari i shtetit Marko Rubio, nënpresidenti Xhej Di Vens dhe Hegset. Biseda supozohet se përmbante detaje specifike operacionale në lidhje me sulmet e planifikuara ndaj objektivave të Huthëve në Jemen.
Hegset këtë mohim të artikullit e bëri nga Havai, ku ndodhet për vizitë zyrtare pune që përfshin takime me udhëheqës civilë dhe ushtarakë në Komandën Indo-paqësore. Vizita e tij përfshin një turne në instalimet ushtarake amerikane në Guam, duke marrë një informim mbi aftësitë operacionale, nga ku ai do të vazhdojë për në Filipine dhe Japoni.
Këshilli i Sigurisë kombëtare (NSC) konfirmoi vërtetësinë e zinxhirit të mesazheve, duke deklaruar se "duket të jetë autentik" dhe se "po shikojnë se si numri i rastësishëm u shtua në bisedën në grup".
Ministri i Mbrojtjes Pit Hegset mohoi mesazhet për gazetarët.
Xhefri Goldberg, kryeredaktor i Atlantik, iu përgjigj Hegsetit gjatë një interviste për MSNBC.
Brajan Hjuz, zëdhënës i NSC-së, konfirmoi vërtetësinë e bisedës në grup.
Ish drejtori i CIA-s Leon Paneta, e quajti atë një "gabim shumë të rëndë" që mund të shkelte ligjet e spiunazhit dhe të rrezikonte sigurinë e tyre kombëtare.
Presidenti Donald Tramp pretendon se nuk dinte asgjë për incidentin.
"Nuk di asgjë për këtë. Unë nuk jam një fans i madh i Atlantikut. Për mua është një medium i dështuar. Por unë nuk di asgjë për të". qa/
Foto: EPA