• e martë, 24 shtator 2024

Liban: Mbi 100 të vdekur, qindra të plagosur në ditën më vdekjeprurëse të konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut

Liban: Mbi 100 të vdekur, qindra të plagosur në ditën më vdekjeprurëse të konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut

Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 100 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 400 u plagosën, "duke përfshirë gra, fëmijë dhe punonjës mjekësor", në sulmet e sotme ajrore izraelite në Libanin jugor, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në vend. Bëhet fjalë për numrin më të madh të viktimave gjatë një dite që nga fillimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut në tetor.

Një numër gjithnjë e më i madh i civilëve po ikin nga zonat kufitare të Libanit, të cilët pothuajse një vit janë goditur nga shkëmbimi i zjarrit përgjatë kufirit. Disa banorë, gjithashtu, po ikin nga lagjja Dahije, në periferinë jugore të Bejrutit e cila dominohet nga Hezbollahu, njofton Si-En-En.

Sipas raporteve të BI-Bi-Si-së,  komunikacioni i ngarkuar është vënë re në rrugën nga qendra e Bejrutit. Është vënë re se një numër i madh i personave janë në lëvizje, por është e vështirë të vlerësohet se ku po lëvizin.

Në jug të Libanit vazhdojnë sulmet e rënda ajrore nga ushtria izraelite. Banorët e Bejrutit u paralajmëruan të evakuojnë pjesë të kryeqytetit, duke përfshirë edhe rrethinën Hamra. Sipas Bi-Bi-Si-së, bëhet fjalë për një zonë ku ndodhet Ministria e Informacionit, bankat dhe universitetet, por jo bastionet e Hezbollahut.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit Joav Galant mëngjesin e sotëm diskutoi me ministrin amerikan të Mbrojtjes Llojd Ostin. Gallant tha se ai e informoi Ostinin për gjendjen me kërcënimet e Hezbollahut dhe për operacionet e forcave të mbrojtjes së Izraelit për të reduktuar aftësinë e tyre për të kryer sulme ndaj civilëve izraelitë, sipas publikimit në platformën Iks. Ata diskutuan dhe për situatën më të gjerë të sigurisë rajonale dhe "kërcënimet nga Irani dhe aleatët e tij". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR