Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Liban tejkaloi 350 persona, ndërsa mbi 1.200 janë plagosur
- Ministria libaneze e Shëndetësisë sonte kumtoi se numri i të vrarëve në sulmet ajrore izraelite është rritur në 356 persona, mes të cilëve 24 fëmijë, ndërsa 1.246 janë plagosur.
- Post By Besnik Shuki
- 20:56, 23 shtator, 2024
Bejrut, 23 shtator 2024 (MIA) - Ministria libaneze e Shëndetësisë sonte kumtoi se numri i të vrarëve në sulmet ajrore izraelite është rritur në 356 persona, mes të cilëve 24 fëmijë, ndërsa 1.246 janë plagosur.
Këto janë sulmet më vdekjeprurëse izraelite ndaj Libanit nga lufta e fundit e madhe mes Izraelit dhe milicisë së Hezbollahut, të lidhur me Iranin, në vitin 2006.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Joav Galant deklaroi se forcat ajtore izraelite "kanë shkatërruar dhjetëra mijë raketa, të cilat u janë kanosur qytetarëve izraelitë" në sulmet masive kundër Hezbollahut në Libanin jugor. bsh/
Foto: EPA