• e premte, 22 nëntor 2024

Shefi i KB-së seriozisht i shqetësuar nga bombardimi izraelit në Libanin jugor

Shefi i KB-së seriozisht i shqetësuar nga bombardimi izraelit në Libanin jugor

Nju-Jork, 23 shtator 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e dhunës në Lindjen e Afërt dhe për qindra njerëzit në Liban, të cilët u vranë dhe u plagosën në sulmet e sotme izraelite.

"Sekretari i përgjithshëm është jashtëzakonisht i alarmuar nga përshkallëzimi i situatës përgjatë Linjës së kaltër dhe numri i madh i viktimave civile, përfshirë fëmijë dhe gra, të raportuara nga autoritetet libaneze, si dhe mijëra personave të zhvendosur, në kohën më intensive të bombardimeve izraelite nga tetori i vitit të kaluar", tha zëdhënësi i KB-së.

Sekretari i përgjithshëm është po ashtu seriozisht i shqetësuar "nga sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut ndaj Izraelit".

"Ai shpreh shqetësimin serioz për sigurinë e civilëve nga të dy palët e Linjës së kaltër, duke përfshirë edhe personelin e KB-së dhe fuqimisht e dënon humbjen e jetëve", thotë zëdhënësi.

Linja e kaltër lshtë linja e demarkacionit mes Izraelit dhe Libanit, e vendosur nga KB-ja.

Dhuna në Lindjen e Afërt kërcënon të lë nën hije takimin më të madh diplomatik në botë - javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, që fillon nesër dhe ku do të ketë fjalime nga rreth 120 liderë botërorë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR