• e premte, 20 dhjetor 2024

SHBA-ja dërgon më shumë forca në Lindjen e Afërt për shkak të përshkallëzimit dramatik

SHBA-ja dërgon më shumë forca në Lindjen e Afërt për shkak të përshkallëzimit dramatik

Uashington, 23 shtator 2024 (MIA) – SHBA-ja po dërgon forca shtesë në Lindjen e Afërt për shkak të përshkallëzimit dramatik të dhunës mes Izraelit dhe forcave të Hezbollahut në Liban, që e rriti rrezikun nga lufta e madhe rajonale, njoftoi sot Pentagoni.

Gjeneral major Pat Rajder nuk deshi të sqarojë se sa forca shtesë dërgon SHBA-ja ose cili do të jetë misioni i tyre. Për momentin, SHBA-ja ka rreth 40.000 ushtarë në rajon.

Forcat izraelite së fundmi kryen sulm ajror në periferitë e Bejrutit, kryeqyteti i Libanit. Burime izraelite jozyrtarisht njoftuan se shënjestër ishte një komandant i lartë i Hezbollahut. Armata izraelite thotë se bëhet fjalë vetëm për “goditje në shënjestër”.

Shpërndarja e re vjen pas sulmeve të rëndësishme të forcave izraelite ndaj caqeve në Liban, me çka humbën jetën afro 300 njerëz. Përderisa Izraeli po bëhet gati të kryejë operacione të mëtutjeshme, Departamenti i Shtetit i paralajmëron amerikanët që të largohen nga Libani për shkak të rritjes së rrezikut nga lufta rajonale. 

“Për shkak të natyrës së paparashikuar të konfliktit aktual mes Hezbollahut dhe Izraelit dhe shpërthimeve të fundit përgjatë Libanit, duke përfshirë edhe Bejrutin, ambasada amerikane ju bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Libani derisa ende janë në dispozicion opsionet komerciale, paralajmëroi të shtunën Departamenti i Shtetit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR