• e martë, 24 shtator 2024

Më shumë se 25.000 migrantë e kanë kaluar La Manshin në Britani nga fillimi i vitit

Më shumë se 25.000 migrantë e kanë kaluar La Manshin në Britani nga fillimi i vitit

Londër, 23 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se 25.000 migrantë kanë arritur në bregun britanik nga fillimi i vitit 2024, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot.

Ky vit është posaçërisht i vështirë për shkak të numrit të të pësuarve, me ç'rast 46 persona e kanë humbur jetën në tentimin që ta kalojnë La Manshin me varka të pasigurta.

Më shumë se 1.400 migrantë janë nisur nga Franca dhe e kanë kaluar La Manshin gjatë fundjavës, me çka numri i përgjithshëm i kalimeve është 25.052 nga janari, kumtoi Ministria britanike e Punëve të Brendshme. bsh/

Foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR