• e enjte, 05 shtator 2024

Lapid: Marrëveshja me Hamasin për armëpushim dhe pengjet është në interes izraelit

Lapid: Marrëveshja me Hamasin për armëpushim dhe pengjet është në interes izraelit

Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid, sot bëri thirrje për marrëveshje me Hamasin për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi palestinez, njoftoi DPA.

"Përfundimi i luftës është në interesin e Izraelit," njoftoi Lapid në hebraisht në Rrjetin X.

Ai, në të njëjtën kohë, përsëriti thirrjen e tij për një ndryshim në udhëheqjen politike të Izraelit.

“Lufta do të vazhdojë për sa kohë të ekzistojë kjo qeveri”, ka shkruar Lapid.

"Qeveria nuk do paqe," shtoi ish-kryeministri dhe kreu i partisë centriste jesh Atid.

Ministri për siguri kombëtare Itamar Ben-Gvir i partisë ekstremiste të krahut të djathtë Otzma Jehudih ka deklaruar më parë se ai po punon në mënyrë aktive për të ndërprerë bisedimet e vazhdueshme indirekte me Hamasin për një armëpushim në Rripin e Gazës.

"Izraeli nuk duhet të negociojë me vrasësit", tha Ben-Gvir.

Gjatë fundjavës, forcat mbrojtëse izraelite (IDF) publikuan se kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve, gjë që shkaktoi një valë pikëllimi dhe zemërimi në Izrael. Sipas raportimeve të mediave, pengjet u qëlluan nga një distancë e afërt mes 48 dhe 72 orëve para se të gjendeshin trupat e tyre.

Lajmi solli qindra mijëra demonstrues në rrugët e Izraelit. Ata kërkuan marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura, shtoi DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR