• e enjte, 05 shtator 2024

Shpigel: Zelenski do të marrë pjesë në takimin në Ramshtajn dhe do të kërkojë raketa me rreze të gjata veprimi

Shpigel: Zelenski do të marrë pjesë në takimin në Ramshtajn dhe do të kërkojë raketa me rreze të gjata veprimi

Berlin, 5 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do të marrë pjesë në mbledhjen e formatit të ashtuquajtur Ramshtajn, mes vendeve të cilat dërgojnë armë në Ukrainë, njofton e përjavshmja gjermane "Shpigel".  

Pritet që në mbledhjen e cila mbahet në bazën ajrore amerikane Ramshtajn në Gjermaninë Perëndimore, Zelenski të kërkojë furnizim plotësues të armëve, veçanërisht raketave me rreze të gjata veprimi, si dhe më shumë mjete për mbrojtje kundërajrore, shkruan gazeta. 

Pas invazionit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, SHBA-ja formoi grup i cili tani numëron rreth 50 vende, të cilat rregullisht takohen për t'i koordinuar kërkesat e Kievit për armë me premtimet e vendeve dhuruese. qa/

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR