• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu insistoi në kontroll të Korridorit të Filadelfias edhe krahas kritikave nga EBA dhe Egjipti

Netanjahu insistoi në kontroll të Korridorit të Filadelfias edhe krahas kritikave nga EBA dhe Egjipti

Kajro, 5 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se vendi i tij duhet ta mbajë kontrollin e pakufizuar ndaj kufirit të Gazës me Egjiptin, ndërsa SHBA-ja po përgatit propozim të ri për armëpushim dhe lirimin e pengjëve. Çështja për kontrollin ndaj "Korridorit të Filadelfias" është pengesa kryesore në negociatat. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen me shumë faza.

Egjipti, i cili ndërmjetëson në negociatat së bashku me SHBA-në dhe Katarin, kërkon që trupat izraelitë të tërhiqen nga korridori, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu e kritikuan qëndrimin e Izraelit.

Netanjahu, megjithatë, e ka përsëritur qëndrimin se Izraeli duhet ta mbajë kontrollin e kufirit që të pengohet armatimi i Hamasit përmes kontrabandimit të armës në Gazë, dhe se kjo është pjesë vitale e forcave ushtarake.

"Gaza duhet të jetë e demilitarizuar, e kjo mund të ndodh vetëm nëse Korridori i Filadelfias mbetet nën kontroll të fuqishëm", tha kryeministri izraelit, duke shtuar se trupat kanë zbuluar dhjetëra tunelë nën kufi.

Ai shtoi se Izraeli do të mendojë për tërheqjen e korridorit, vetëm kur do të ketë forca alternative që do ta mbikëqyrin. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR