• e diel, 22 dhjetor 2024

Tramp e quan sulmuesin në shkollën në Xhorxhia "përbindësh", ndërsa Haris bën thirrje për t'i dhënë fund dhunës me armë zjarri

Tramp e quan sulmuesin në shkollën në Xhorxhia

Uashington, 5 shtator 2024 (MIA) - Kandidati për president të SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Tramp e ka quajtur autorin e vrasjes masive në një shkollë në Xhorxhia si "të sëmurë dhe përbindësh".

"Këta fëmijë të dashur na i mori shumë herët një përbindësh”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social "Trut soushal".

Zëvendëspresidentja dhe kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Kamala Haris ka bërë thirrje për hapa vendimtar kundër dhunës me armë zjarri.

"Patjetër t'i japim fund epidemisë së dhunës me armë zjarri në vendin tonë një herë e përgjithmonë. Nuk ka asnjë arsye që të pajtohemi me këtë", tha ajo në fushatën parazgjedhore në Nju Hempshir.

Një nxënës katërmbëdhjetë vjeçar dje hapi zjarr në një gjimnaz në Xhorxhia duke vrarë katër dhe duke plagosur nëntë të tjerë. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR