Familjet e amerikanëve të rrëmbyer kërkojnë nga Bajdeni që të merret vesh me Hamasin
- Familjet e amerikanëve të cilët kanë pjesëtarë të tyre si pengje nga Hamasi që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, do t'i dërgojnë peticion administratës së presidentit Xho Bajden për të arritur marrëveshje me grupin palestinez për të liruar të afërmit e tyre.
- Post By Fami Bajrami
- 09:17, 5 shtator, 2024
Uashington, 5 shtator 2024 (MIA) - Familjet e amerikanëve të cilët kanë pjesëtarë të tyre si pengje nga Hamasi që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, do t'i dërgojnë peticion administratës së presidentit Xho Bajden për të arritur marrëveshje me grupin palestinez për të liruar të afërmit e tyre.
Marrëveshja nuk do t'i përfshijë izraelitët të cilët po përpiqen të lirojnë qytetarët e rrëmbyer izraelitë.
Supozohet se 97 nga 251 pengje që janë marrë nga Hamasi ende janë në Rripin e Gazës, mes të cilëve dhe shtatë shtetas amerikanë. rq/
Foto: EPA