Grosi: Do të duhet të rënohet kulla për ftohje në centralin bërthamor Zaporozhje
- Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se kulla për ftohje në centralin bërthamor ukrainas, Zaporozhje, e okupuar nga Rusia, është rëndë e dëmtuar nga zjarri dhe me siguri duhet të rënohet.
- Post By Besnik Shuki
- 09:46, 5 shtator, 2024
Kiev, 5 shtator 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi deklaroi se kulla për ftohje në centralin bërthamor ukrainas, Zaporozhje, e okupuar nga Rusia, është rëndë e dëmtuar nga zjarri dhe me siguri duhet të rënohet.
"Deri sot nuk kemi arritur deri te kjo pikë, lartë në kullë, por sot mundemi në mënyrën shumë më të mirë ta vlerësojmë dëmin. Ky ndërtim i madh nuk është për përdorim në të ardhmen, e me siguri do të rënohet kurdoherë", tha Grosi.
Më 11 gusht shpërtheu zjarr në kullën në Zaporozhje, ndërsa Rusia dhe Ukraina mes vete akuzohen se e kanë shkaktuar zjarrin. bsh/
Foto: EPA