Lajpcig është gati të lërë Olmon në Barcelonë për 60 milionë euro
- Barcelona vazhdon të punojë në blerjen eventuale të mesfushorit të Lajpcigit, Dani Olmo.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:56, 30 korrik, 2024
Barcelonë, 30 korrik 2024 (MIA) - Barcelona vazhdon të punojë në blerjen eventuale të mesfushorit të Lajpcigit, Dani Olmo.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi gjerman ka njoftuar katalanasit se janë gati ta lirojnë spanjollin për vetëm 60 milionë euro.
Barcelona mund t'ia lejojë vetes vetëm një transfer të madh këtë verë.
Sezonin e kaluar, mesfushori në 25 ndeshje për Lajpcigun në të gjitha garat shënoi tetë gola dhe dha tre asistime.
Në Euro 2024, Olmo shënoi tre gola dhe dy asistime në gjashtë ndeshje. qa/
Foto: EPA