• e hënë, 14 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lajen: BE-ja propozon zero tarifa për artikujt industrialë

Lajen: BE-ja propozon zero tarifa për artikujt industrialë

Bruksel, 7 prill 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot deklaroi se tarifat amerikane do të kenë ndikim të madh, si ndaj bizneseve dhe konsumatorëve evropianë, ashtu dhe ndaj ekonomisë globale.

Ajo paralajmëroi se KE-ja po përgatit një listë me veprime të mundshme si përgjigje ndaj tarifave amerikane.

"BE-ja veçmë një kohë të gjatë propozon zero tarifa për mallrat industriale, por deri tani nuk ka marrë përgjigje adekuate nga Uashingtoni. Gjithmonë jemi të gatshëm për një marrëveshje të mirë, kjo ofertë vlen", theksoi Lajen.

Ajo shtoi se BE-ja është "e gatshme për negociata, jemi të gatshëm edhe për kundërmasa dhe veprime kundër ndikimit indirekt të tarifave". rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR