• e shtunë, 27 korrik 2024

Lëshohet në përdorim aks i ri rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës

Lëshohet në përdorim aks i ri rrugor mes Shqipërisë dhe Kosovës

Tiranë, 21 maj 2024 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama në Fejsbuk njoftoi për hapjen e një aksi të ri rrugor mes Kosovës dhe Shqipërisë në rajonin kufitar Has, në verilindje të Shqipërisë. 

Rama publikoi fotografi nga rruga e re Dobrunë - Blinisht, duke shtuar se ndërtimi i saj është rezultat i detyrimit të ndërmarrë në takimin e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. 

"Hapet rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri. Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit", shkroi Rama.

Rruga lidh fshatrat nga zona e Gorës nga të dyja anët e kufirit. Gjashtë fshatra janë nga ana shqiptare dhe i takojnë zonës Kukës. Fshatrat në jugperëndim të Kosovës janë në komunat Prizren dhe Dragash.

Vendkalmimi kryesor kufitar mes të dyja vendeve është Morinë - Vërmicë, që i lidh qytetin Kukës me qytetin e Prizrenit.

Nga muaji i kaluar, në periudhë prej 9 muajve, si dhe për të gjitha festat dhe fundjavat, qytetarët shqiptarë dhe kosovarë kalojnë pa kontroll, në bazë të marrëveshjes mes ministrive të punëve të brendshme. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Edi Ramës

QËNDRONI TË LIDHUR