• e hënë, 01 korrik 2024

Kuvendi fillon seancën për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga Mickoski

Kuvendi fillon seancën për zgjedhjen e qeverisë së re të propozuar nga Mickoski

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sot në ora 11:00 duhet të fillojë seancën për zgjedhjen e qeverisë së re, të propozuar nga mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.

Pas dorëzimit të propozimit për përbërjen e qeverisë dhe programit për punën e saj më 18 qershor, Mickoski tha se pret që debati për zgjedhjen e qeverisë të përfundojë të dielën deri në mesnatë, ndërsa nga e hëna të fillojë me punë. Anëtarët e propozuar të qeverisë, siç tha ai, janë të motivuar që menjëherë të arrijnë rezultate, të investojnë masivisht kapacitetet e tyre, sepse qytetarët kanë pritshmëri të mëdha. Ai bëri të ditur se do të bëjë një luftë pa kompromis kundër krimit dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt, pavarësisht se nga cila parti politike vjen keqpërdorimi. Ai gjithashtu theksoi se të rinjtë do të jenë në fokus të punës së Qeverisë së re.

Rregullorja e Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Mandatari shpjegon programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë, pas së cilës në Kuvend mbahet debat. 

Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit,  më së voni në ora 24:00, ndërsa Qeveria zgjidhet nëse për të votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit pastaj e njofton presidenten e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.

Претседателот на Собранието Африм Гаши ја закажа седницата за избор на новата Влада во сабота во 11 часот.  Мандатарот и лидер на ВМРО-ДПМНЕ, Христијан Мицкоски, вчера во законодавниот дом го

Shumica parlamentare që pritet të mbështesë Qeverinë e re në Shtëpinë Legjislative numëron 78 deputetë - 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga VLEN dhe gjashtë nga ZNAM.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve me portofol. Mickoski do të ketë pesë zëvendës përkatësisht zëvendëskryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë "zëvendëskryeministër i parë".

Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Ministri aktual teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është propozuar për ministër në këtë dikaster, për punë të jashtme dhe tregti të jashtme, kryetari aktual i komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe për financa nënkryetarja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Koçoska Dimitrieska. Zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Transportit është propozuar nënkryetari partiak dhe deputet në disa mandate Aleksandar Nikolloski, në departamentin e Mbrojtjes deputeti dhe ish ministër i Transportit Vllado Misajllovski, ndërsa për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital është propozuar zëvendësministri i mëparshëm në këtë departament, Stefan Andonov. Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do të jetë ish drejtori i NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" Zllatko Perinski i cili në periudhën e kaluar ka udhëhequr edhe kabinetin e Mickoskit.

Në Ministrinë e sapoformuar të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, është propozuar Sanja Bozhinovska, anëtare aktuale e KE-së të VMRO-DPMNE-së dhe ekspert për energjetikë, Cvetan Tripunovski në Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim me Ujërat, Vesna Janevska në Arsim dhe Shkencë, në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit aktori Zoran Lutkov, ndërsa në Ministrinë e Sportit hendbollisti Borko Ristovski.

Pozita të zëvendëskryeministrit do të kenë edhe partnerët e koalicionit Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Serbëve. Lupço Dimovski kryetar i PS-së do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik, ndërsa Ivan Stoilkoviq, kryetari i PDS-së zëvendëskryeministër i obliguar për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa Shaban Saliu do të jetë ministër pa resor i obliguar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve.

Ministër i mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë është propozuar Izet Mexhiti nga koalicioni Vlen, ministër pa resor dhe zëvendëskryetar i Qeverisë i obliguar për Qeverisje të Mirë është propozuar Arben Fetai, ministër i Shëndetësisë Arben Taravari, ndërsa Orhan Murtezani është propozuar ministër për Çështje Evropiane, ndërsa ministër për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini është propozuar Fatmir Limani, ndërsa ministër i Ekonomisë Besar Durmishi.

Nga Lëvizja ZNAM ministër i Drejtësisë është propozuar Igor Filkov ndërsa Goran Minçev ministër i Administratës Publike.

Me votimin e përbërjes së re qeveritare në Kuvend, Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga shpallja e pavarësisë së vendit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR