• e shtunë, 29 qershor 2024

Kumanova është në pritje të rregullshmërisë së ujit të pijshëm nga Agjencia për Ushqimi dhe Veterinari

Kumanova është në pritje të rregullshmërisë së ujit të pijshëm nga Agjencia për Ushqimi dhe Veterinari

Kumanovë, 28 maj 2024 (MIA) - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari gjatë ditës së nesërme duhet të dorëzojë informata për sigurinë e ujit për Kumanovën, njoftuan sot nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës" dhe Qendra për Shëndet Publik Kumanovë. Nga aty thonë se deri atëherë uji duhet të përdoret për qëllime teknike dhe jo për pije. Institucionet presin që nesër ta kenë informacionin dhe ta bëjnë publike.

"Qendra e Shëndetit Publik të Kumanovës ka marrë mostrat e fundit nga dhjetë lokacione të ndryshme në qytet më 27 maj të këtij viti. Rezultatet duhet të publikohen nga Qendra e Shëndetit Publik dhe të vërtetohen nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nëse plotësojnë vlerat dhe parametrat për ujin e pijshëm. Deri atëherë uji duhet të përdoret si ujë teknik", tha drejtori i NP "Ujësjellës" Oliver Stojmanovski.

Banorët e Kumanovës ende blejnë ujë për pije. Paraprakisht, Qendra për Shëndet Publik ka marrë mostra për testim në disa raste. Më 21 maj të këtij viti, institucionet kompetente kanë njoftuar opinionin se uji ka qenë i turbullt për shkak të reshjeve të dendura në Likovë, ku ka pasur reshje intensive të breshërit dhe shiut. Aty gjenden diga e Gllazhnjës dhe Likovës, nga ku uji vjen në NP "Ujësjellës", i cili pas përpunimit shpërndahet te popullata. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR