• e premte, 08 nëntor 2024

KSHPK ka përgatitur Raport vjetor për fushatën zgjedhore për zgjedhjet për deputetë 2024

KSHPK ka përgatitur Raport vjetor për fushatën zgjedhore për zgjedhjet për deputetë 2024

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka përgatitur Raport të posaçëm për gjendjen e vërtetuar në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e fundit, me qëllim informimin e Kuvendit dhe opinionit publik.

Në raport, KSHPK vëren se në lidhje me detyrimin ligjor për dorëzim të të dhënave për automjete motorike zyrtare, me të cilët disponojnë institucionet, është konstatuar shkallë e ulët e realizmit të këtij detyrimi ligjor edhe atë nën 50 për qind.

"Kemi konstatuar edhe mungesë të zgjidhjes normative për sanksionim nga ana e KSHPK, me çka zvogëlohet mundësia për parandalim nga keqpërdorimi i automjeteve zyrtare për nevojat e fushatës zgjedhore. Në drejtim të rritjes së transparencës, Komisioni i publikoi hapur të gjitha institucionet që nuk kanë dërguar informacione deri në afatin ligjor, thonë nga KSHPK.

Nga burime të përgjithshme të fushatës zgjedhore në vlerë prej 385.022.129 denarë, 64 për qind e mjeteve buxhetore të shtetit, për shkak të së cilës KSHPK tregon në nevojën që i njejti të pezullohet, për shkak të ekzistimit të rreziqeve korruptuese dhe ndikimi i ardhshëm i partive politike mbi poitikën redaktuese të mediave.

“Ne theksuam se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka paguar vetëm 3 për qind nga detyrimi i përgjithshëm i për reklamim politik të paguar", njoftoi KSHPK.

Në lidhje me trajtimin e çështjeve për këtë proces zgjedhor, KSHPK-ja ka konstatuar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i raportimeve për shkelje të dyshuara të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e lorrupsionit dhe konfliktit të interesit, çështje të formuara me vetëiniciativën, pas raporteve të paraqitura, si dhe një kundërshtimi të paraqitur nga një organizator i një fushate zgjedhore.

"Nga gjithsej vendimet e marra janë marrë 30 vendime për ndërprerje, 15 vendime refuzuese, ndërsa tetë lëndë janë mbyllur me konkluzione për shkak të përmbajtjes identike ose të ngjashme. Pas rasteve për zgjedhjet parlamentare, kemi nisur gjashtë iniciativa për inicimin e procedurës për ndjekje penale, si dhe katër iniciativa para organeve kompetente për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së zyrtarëve", thekson KSHPK.

Lidhur me detyrimin ligjor për paraqitjen e raporteve, KSHPK-ja ka konstatuar se katër pjesëmarrës në procesin zgjedhor nuk kanë dorëzuar raport financiar të plotë, ndërsa një numër dukshëm i vogël i subjekteve juridike që kryejnë reklama politike me pagesë kanë dorëzuar raporte në KSHPK. çka, siç thonë ata, cenohet parimi i transparencës së fushatës zgjedhore dhe ulet besimi në të gjithë procesin zgjedhor, për të cilin nuk janë shqiptuar asnjë sanksion nga institucionet kompetente.

Raportin e plotë të posaçëm i KSHPK-së mund ta shihni në linkun vijues https://dksk.mk/wp-content/uploads/2024/08/DKSK-Izveshtaj-VNATRESNI-ZA-PECAT.pdfmb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR