• e shtunë, 07 dhjetor 2024

VLEN: Për BDI nuk ka fund që nuk mund të prekë

VLEN: Për BDI nuk ka fund që nuk mund të prekë

8 nëntor 2024

Koalicioni VLEN shpreh dhimbjen me familjen për humbjen e madhe të tyre. Humbja e një jete fëmije na prek të gjithëve dhe ky rast nuk duhet të bëhet objekt abuzimi politik. Por BDI-ja, si gjithmonë, tregon se nuk ka fund që mund të prekë kur bëhet fjalë për interesat e veta politike. Ata barazojnë pazarllëqet e tyre të lojërave të fatit me humbjen e jetës së një fëmije. Turp dhe haram ju qoftë!

Ata janë të gatshëm të fusin duart edhe në plagët më të thella të popullit për ta bërë lojën e tyre. Kur ishte momenti për t’i dalë për zot shëndetësisë, BDI u fsheh pas aferave dhe skemave të veta korruptive, duke dëshmuar se pushteti për ta vlen më shumë se jeta e qytetarëve.

Dhe sot, ndërkohë që të afërmit e viktimave të Llaskarcës kërkojnë drejtësi, rasti i tyre vazhdon të zvarritet qëllimshëm nëpër korridoret gjyqësore. BDI nuk do që e vërteta të dalë në dritë sepse kjo do të zbardhte edhe një herë fytyrën e tyre të vërtetë të korruptuar dhe të papërgjegjshme. Në vend që të kërkojnë falje për dështimet e tyre, ata vazhdojnë të gërmojnë në pusin e vet të pafund të manipulimeve.

Koalicioni VLEN nuk do të qëndrojë duarkryq derisa BDI abuzon me dhimbjet dhe tragjeditë e qytetarëve për lojërat e veta politike.

Për ne, prioritet janë qytetarët, mirëqenia e tyre dhe një drejtësi e pastër – jo pushteti me çdo kusht!

VLEN

____________________________)______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR