• e premte, 27 dhjetor 2024

KSHPK-ja nuk ka kompetencë të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e gjuhës së huaj në lëndën për drejtorin ASK-së, thonë nga Antikorrupsioni

KSHPK-ja nuk ka kompetencë të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e gjuhës së huaj në lëndën për drejtorin ASK-së, thonë nga Antikorrupsioni

Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) gjatë shqyrtimit të lëndëve faktet i konstaton përmes informacioneve të cilat i  merr nga institucionet e tjera kompetente dhe gjatë marrjes së vendimeve vepron ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore, informojnë nga Antikorrupsioni, duke potencuar se në lidhje me lëndën për drejtorin e ASK-së, që i referohet diplomës universitare të kontestuar, institucioni kompetent i cili përcakton faktet është Inspektorati Shtetëror i Arsimit bazuar në procesverbalin e mbykqyrjes inspektuese është marrë vendimi i KSHPK-së.

"Në lidhje me këtë rast, dëshirojmë të tregojmë se KSHPK-ja nuk ka kompetencë të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me besueshmërinë e certifikatës për njohjen e një gjuhe të huaj dhe kjo çështje është në kompetencën e organeve hetimore", inofrmojnë nga KSHPK-ja.

Nga Antikorrupsioni, gjithashtu, tregojnë se bashkëpunimi i anëtares Cveta Ristovska me Universitetin e Turizmit dhe Menaxhmentit ka qenë në nivel mysafire ligjëruese.

"Sa i përket anëtares së KSHPK-së Cveta Ristovska, dëshirojmë të tregojmë se bashkëpunimi i saj me Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment Shkup ka qenë në nivel të mysafires ligjëruese dhe asnjëherë për kompensim financiar apo ndonjë lloj bashkëpunimi tjetër universitar" potencojnë nga KSHPK-ja.

 KSHPK-ja më herët kishte konstatuar se nuk ka bazë për veprim sipas ankesës për konflikt të interesit dhe korrupsion në emërimin e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski. rq/

 Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR