Nuk ka rrezik për sigurinë, shteti është në duar të sigurta, thotë Mickoski
- Nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë, për sigurinë e shtetit. Shteti është në duar të sigurta, merret parasysh të mos ketë do të thoja surpriza shtesë, të mos ketë surpriza, të cilat mund ta prishin sigurinë e një shteti sovran, demokratik evropian, siç është shteti ynë në shekullin 21, theksoi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputeti, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.
Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë, për sigurinë e shtetit. Shteti është në duar të sigurta, merret parasysh të mos ketë do të thoja surpriza shtesë, të mos ketë surpriza, të cilat mund ta prishin sigurinë e një shteti sovran, demokratik evropian, siç është shteti ynë në shekullin 21, theksoi kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetëve të parashtruara nga deputeti, Blerim Bexheti nga Fronti Evropian.
Kryeministri Mickoski theksoi se kjo Qeveri, në të cilën është koalicioni "Maqedonia Jote" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM kujdesen për sigurinë e të gjithë territorit, si dhe për të gjithë qytetarët pa dallim asaj nëse janë pjesë e jetës politike ose jo, si dhe pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare.
"Detyra jonë kryesore është ta sigurojmë funksionimin e sistemit, diçka që për fat të keq nuk ishte normale për Qeverinë e kaluar dhe të sigurojmë të drejtën e garantuar me Kushtetutë në të gjithë territorin, për të gjithë qytetarët e gjithë territorit të Maqedonisë", u përgjigj kryeministri Mickoski.
Ai theksoi se qëllimi i kësaj Qeverie është të kthehen të rinjtë, por edhe të gjithë ata që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre edhe nga rajoni i Kërçovës, Strumicës, Shtipit, si dhe të realizohet ajo që u është premtuar qytetarëve në zgjedhje, dhe jo vetëm për disa, siç është bërë më parë.
Deputeti Bexheti tha se nuk është i kënaqur nga përgjigja, pasi ka pritur të dëgjojë përgjigje për nëse do të tërhiqet iniciativa e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët. Ai vuri në dukje se është temë e nxehtë dhe siç tha "me këtë kuptoj që ju si VMRO DPMNE nuk keni ndërmend ta tërhiqni iniciativën para Gjykatës Kushtetuese”.
Pyetja e tretë e deputeti Bexheti i ishte drejtuar ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, për mjetin balancues, i cili u hoq gjatë këtij viti, me çfarë sipas deputetit, përmbushet drejtësia në punësimin e shqiptarëve.
Ministri i Administratës Publike, Minçev në përgjigjen e tij theksoi se absolutisht e kupton deputetin Bexheti, pse e hap këtë temë, sepse siç tha partia e tij politike BDI ka rënie të lirë të rejtingut. Minçevi theksoi se kjo vegël në vitet e kaluara është keqpërdorur, ndërsa theksoi edhe shembuj konkretë. Ai vuri në dukje se balancuesi është një vegël digjitale, që është vendosur në vitin 2015, si prodhim i Marrëveshjes së Ohrit, dhe ishte në funksion deri në vitin 2024, ndërsa me vendim të Gjykatës Kushtetuese ose me ngrirjen e njërës nga dispozitat për Ligjin Për të Punësuar në Sektorin Publik kjo vegël është ndërprerë.
"Më dëgjoni mirë, Fatmir është emër i mirë maqedonas, Ismet është emër i mirë maqedonas, Angel është emër i mirë shqiptar, Stojan është emër i mirë turk, Zoran është emër i mirë boshnjak. Këto janë shembuj eklantl, me fakte, për abuzim me balancuesin. Por, gjithashtu është keqpërdorur edhe përqindja, e cila ka qenë në kuadër të kësaj vegle digjitale të përfaqësimit etnik të bashkësive të caktuara etnike dhe këtë e kemi korrigjuar ne si ministri dhe unë si ministër", tha Minçevi.
Ai në përgjigjen e tij theksoi se po punohet për zgjidhje të re ligjore, ndërsa për të po punon një grup ekspertësh, i cili pas përgatitjes së tij do t'u dorëzohet të gjithë aktorëve politikë në vend. Minçevi theksoi se Ligji i ri duhet të ekzistojë në afat të gjatë dhe të mos bëhen më keqpërdorime. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s