• e premte, 13 dhjetor 2024

Memedi: Informacionet që jozartyrisht jepen nga Klinika për fëmijë, shpesh kanë tendecë politike

Memedi: Informacionet që jozartyrisht jepen nga Klinika për fëmijë, shpesh kanë tendecë politike

Shkup, 8 nëntor 2024 

Informacionet nga Klinika e fëmijëve që jepen jooficialisht shpesh kanë tendencë politike, dhe nuk e kanë me rëndësi jetën e fëmijëve por karriken e drejtorit!

Fëmijët janë më të dashurit tanë,  jeta e secilës fëmijë vlen më shumë se gjithçka tjetër, por për hirë të së vërtetës dhe për dijeni të opinionit detyrohem të publikoj të dhëna statistikore zyrtare nga Klinika e fëmijëve!

Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara- kur në pushtet dihet kush ka qenë- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!

Për këto informacione zyrtare dhe të tjera, javën e ardhshme do ta njoftoj opnionin përmes mediave elektronike,  në Press konferencë.

Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve,
gjatë skanimit të gjendjes në Klinikë kam hasur në shumë probleme të shtresuara me vite të tëra e të pazgjidhura! Disa prej tyre janë defekte me rezik të lartë, të cilat i kemi adresu me urgjencë dhe tani jemi në fazën e sanimit të tyre.

Opinioni do të jetë i informuar me kohë për të gjitha punimet që jemi duke realizuar në Klinikën e fëmijëve.

Publikim në "Fejsbuk" i drejtorit të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR