• e premte, 13 dhjetor 2024

Takim Durmishi-Rokas: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Takim Durmishi-Rokas: Zbatimi i reformave në ekonomi është prioritet në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadorin e ri të BE-së në shtet, Mihalis Rokas, kumtuan nga Ministria. 

“Bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i reformave ekonomike janë një nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, theksoi në takim ministri Durmishi duke shtuar se si ministër do të angazhohet plotësisht në zbatimin e kompetencave në fushën e Agjendës reformuese.

Qëllimi kryesor i Agjendës reformuese, sipas Durmishit, është të forcojë zbatimin e reformave duke përshpejtuar harmonizimin e sektorit tonë publik me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e sektorit publik të Bashkimit, duke siguruar menaxhimin transparent të tij, zhvillimin e një ekonomie konkurruese dhe të gjelbër dhe mbështetjen e procesit të aderimit.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan se këto takime janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe për të nxitur reformat që na ndihmojnë të përmbushim standardet dhe pritshmëritë e BE-së.

Ministri gjatë takimit theksoi se BE-ja është partneri ynë i rëndësishëm dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për vendin dhe shfaqi shpresën se ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të arrijmë qëllimin tonë - integrimin e plotë në BE. ls/

Foto: Ministria e Ekonomisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR