• e enjte, 26 dhjetor 2024

Reagim i BDI-së ndaj kumtesës së VLEN-it për regjistrimin

Reagim i BDI-së ndaj kumtesës së VLEN-it për regjistrimin

Shkup, 26 dhjetor 2024 

Asnjë deklaratë e shkruar në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe përkthyer keq në gjuhën shqipe nuk mund të mbulojë tradhtinë historike të vLEN për përjashtimin e diasporës nga rezultatet e regjistrimit.

Asnjë deklaratë manipulative, e hartuar nga VMRO-DPMNE dhe e përsëritur me servilizëm nga vasalët e tyre në “vLEN”, nuk mund të fshehë faktin se kjo parti ka tradhtuar diasporën shqiptare dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e regjistrimit.

Dhjetra mijëra shqiptarë në diasporë u organizuan gjatë regjistrimit dhe bënë përpjekjet maksimale për t’u vetë-regjistruar, për të ruajtur identitetin e tyre dhe për të qenë pjesë e rezultateve të regjistrimit.

Por, pikërisht sepse Mickoski e bojkotoi regjistrimin dhe doli  i pakënaqur me rezulatetet e diasporës, tani ai u jep urdhra vasalëve të tij në “Vlen” për të fshirë përpjekjet e diasporës tonë nga llogaritjet për shpërndarjen e fondeve publike, numrin e këshilltarëve nëpër komuna dhe përfaqësimin etnik.

Nga 29.5% në 24.5% – kjo është tradhtia e “Vlen” dhe roli i tyre si vegël e VMRO-DPMNE-së!

Kjo diasporë, e cila me aq dashuri dhe mund dha gjithçka për të qenë pjesë e shoqërisë sonë, nuk do ta harrojë kurrë këtë tradhti kombëtare.

Shkurt e shqip; vLENI - S’vLen

Bashkimi Demokratik për Integrim

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR