• e enjte, 26 dhjetor 2024

Gashi për MIA-n: Debati i komisionit për Buxhetin e vitit 2025 do të fillojë më 14 nëntor, seanca do të caktohet në javën e dytë të dhjetorit

Gashi për MIA-n: Debati i komisionit për Buxhetin e vitit 2025 do të fillojë më 14 nëntor, seanca do të caktohet në javën e dytë të dhjetorit

Shkup, 8 nëntor 2024 (MIA) - Debati i komisionit për Propozim-Buxhetin për vitin 2025 në Kuvend do të fillojë më 14 nëntor, ndërsa seanca plenare për miratimin e tij pritet të caktohet në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi sot në intervistë për MIA-n kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

"Propozim-buxheti për vitin 2025 është miratuar më 5 nëntor. Ai do të qëndrojë për shqyrtim në Kuvend për disa ditë. Debati i komisionit do të fillojë më 14 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor. Do të thotë, sipas Rregullores së re, tashmë është përcaktuar fundi i nëntorit, gjegjësisht 30 nëntori si data e fundit kur duhet të përfundojë debati i komisionit. Pastaj propozimi dërgohet në Qeveri, presim që Qeveria ta plotësojë propozimin dhe në javën e dytë të dhjetorit të mbahet seanca plenare, e cila zgjat pesë ditë dhe shpresojmë që brenda këtyre katër-pesë ditëve të miratohet buxheti për vitin 2025", deklaroi Gashi në intervistë për MIA-n. 

Në intervistë për MIA-n, Gashi flet për punën e Kuvendit, për aplikimin dhe mospërputhjet në Rregulloren e re të punës, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljana Davkova, për koalicionin qeveritar, për ndryshimet e mundshme kushtetuese, si dhe për rivalitetin mes VLEN-it dhe BDI-së në kampusin politik shqiptar. 

Intervistën e plotë me kryetarin e Kuvendit, MIA do ta publikojë nesër. ls/ 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR