• e enjte, 16 maj 2024

Kryetarja e RDM-së jep dorëheqje

Kryetarja e RDM-së jep dorëheqje

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e partisë RDM, Maja Moraçanin sonte në Fejsbuk bëri të ditur se jep dorëheqje nga ky post në parti pas humbjes së koalicionit të tyre të udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet parlamentare.

"Të nderuar qytetarë dhe qytetare, anëtarë dhe simpatizues të partisë së gjelbër RDM, si shprehje e përgjegjësisë etike dhe morale, jap dorëheqje nga pozita e kryetares në RDM. Në afat sa më të shkurtër kohor, konform Statutit të RDM-së do të organizojmë kongres ku do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e RDM-së. E di që RDM do të vazhdojë të luftojë me përkushtim për zbatimin e politikave të gjelbra në Maqedoni. Urime presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE-së", ka shkruar Moraçanin në profilin e saj në Fejsbuk.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR